Mourinho i kënaqur me lojë

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho është ndarë i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij në fitoren 3:0 ndaj Stoke Cityt në Stamford Bridge. Gjiganti londinez mori kryesimin në Premierligë para takimit mes Liverpoolit dhe West Hamit të dielën që në rast të fitores së Reds mund t’i zbres ata në vendin e dytë. “Mendoj…

Sport

05/04/2014 19:55

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho është ndarë i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij në fitoren 3:0 ndaj Stoke Cityt në Stamford Bridge.

Gjiganti londinez mori kryesimin në Premierligë para takimit mes Liverpoolit dhe West Hamit të dielën që në rast të fitores së Reds mund t’i zbres ata në vendin e dytë.

“Mendoj se futbollistët luajtën mirë, normalisht pas një humbje ju nuk filloni bindshëm por ekipi sot ishte në rrugën e duhur, gjatë gjithë kohës. Në pjesën e parë ne është dashur të ishim në avantazh 2:0 ose 3:0, sepse luajtëm mirë. Pas golit të dytë, ndeshja përfundoi”, u shpreh ai.

“Mendoj se ekipi luajti shumë mirë dhe ishte solid edhe në mbrojtje. Kjo ishte e mundur vetëm me kontributin e secilit futbollist”, shtoi Mourinho i cili insiston se kandidatura e skuadrës së tij për titull varet nga ekipet tjera.

“Vazhdoj ta them se situata nuk është në duart tona por në duart e të tjerëve”.