Mourinho i gatshëm të heq dorë nga Maitland-Niles, kthen vëmendjen kah Dest
Sergino Dest i Barcelonës është lojtari i radhës që pëlqehet nga trajneri portugez, Jose Mourinho.

Sport
‘Special One’ mori në huazim lojtarin e Arsenal, Maitland-Niles gjatë janarit, por duket se anglezi nuk ka bindur mjaftueshëm me paraqitjet e tij.
Trajneri i Romës tashmë është vënë në kërkim të një tjetër lojtari që mund të mbulojë krahun e djathtë dhe ai është ylli i Barcelonës, Sergino Dest.
Raportime nga Italia bëjnë të ditur se Roma sheh Dest si alternativë për Maitland-Niles në fund të sezonit, përcjell lajmi.net.
‘Calciomercato’ bëjnë të ditur se ‘Giallorossi’ nuk do të bëjnë permanent transferimin e lojtarit të Arsenal.
Niles ka regjistruar gjashtë paraqitje në Serie A këtë sezon, dhe duket se kontributi i tij nuk ka qenë i mjaftueshëm.
Dest në anën tjetër ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2025 dhe nën urdhrat e Xavi Hernandez nuk ka parë pozitën e tij të sigurt. /Lajmi.net/