Mourinho, i dobët në parashikime

Jose Mourinho mund të jetë ekspert i futbollit, kur i drejton ekipet e tij, por kjo nuk nënkupton se ai di të parashikojë. Trajneri portugez ia ka huqur totalisht parashikimeve për Botërorin e Brazilit.

Sport

28/06/2014 16:12

Jose Mourinho e ka vërtetuar se është ekspert i së tashmes, por jo edhe i së ardhmes. Trajneri portugez tregohet ekspert i futbollit kur i drejton klubet e tij, por njëjtë nu ndodh edhe me parashikime.

“Special One” ia ka huqur totalisht parashikimeve të tij, në përzgjedhjen e gjashtë skuadrave për kualifikim të mëtutjeshëm nga faza e grupeve.

Në mesin e tyre, Kombëtarja e vendlindjes së tij, Portugalia, kampioni në fuqi, Spanja, Anglia, Italia, Bregu i Fildishtë dhe Rusia.

Shpresojmë që ish trajneri i Portos, Interit dhe Real Madridit, të mos prognozojë edhe për fazën eliminuese, sepse dështimi duket të jetë i sigurt.