Mourinho: Hazard është në nivelin e Ronaldos dhe Messit

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka ripërsëritur edhe një herë tjetër se anësori i skuadrës së tij, Eden Hazard është në një nivel të njëjtë me dy lojtarët më të mirë në botë, Ronaldon dhe Messin.

Sport

20/04/2015 09:43

Jose Mourinho ka thënë se Eden Hazard është në mesin e tre lojtarëve më të mirë në botë, pasi ka qenë fascionant edhe këtë sezon me Chelsean.

“Ai është i ri, por ai është gjithashtu një njeri familjar dhe e di shumë mirë se është në mesin e tre lojtarëve më të mirë në botë, dhe me një gjë të tillë vjen përgjegjësia, teksa ai është duke u përballur mirë me të”.

“Nëse njerëzit dëshirojnë të jenë real, atëherë ai e merr çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në Angli. Sidoqoftë, çmimi që unë dua që ai të fitojë është Premier Liga. Unë kam pasur shumë yje, por ai është një yll modest. Ai është një djalosh shumë i mirë”.

“Fizikisht, mentalisht, është duke u bërë shumë, shumë i fortë. Ai është duke e kuptuar rolin e tij. AI e kupton talentin e tij që është fundamental për këtë skuadër”, përfundoi portugezi fjalët e tij për reporterët.