Mourinho gjen punë larg nga Evropa
Jose Mourinho ka zgjuar interesim nga Superliga e Kinës.

Sport
Jose Mourinho mund t’i bashkohet revolucionit të futbollit në Kinë.
Klube nga Superliga e Kinës kanë investuar shuma të mëdha parash në transferimin e disa futbollistëve të njohur si Alex Teixeira, Jackson Martinez, Fredy Guarin e Gervinho.
Kurse, tabloidi britanik “Daily Mail” ka njoftuar se Mourinho është objektivi radhës i një klubi kinez, përcjell “Lajmi.net”.
Mourinho kërkohet në rolin e këshilltarit, ndërsa së fundmi është raportuar se ka filluar negociatat me Manchester Unitedin në lidhje me postin e menaxherit si pasardhës i Louis van Gaalit.