Mourinho flet për trajnerin e Barcelonës

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se i dëshiron shumë sukses, trajnerit aktual të Barcelonës, Luis Enrique.

Sport

04/09/2014 20:13

Mourinho ka thënë se është duke shpresuar që, Luis Enrique të ketë një sezon shumë të sukseshëm te skuadra e Barcelonës.

“Ai nuk më pëlqente mua vetëm si lojtar gjatë kohës sa isha te Barcelona, por më pëlqente edhe si person”.

“Unë kam një admirim të veçant për të. Ai mund të luante në mesfushë, në anën e djathtë, të majtë, si  sulmues, si mbrojtës i djathtë , si mbrojtës i majtë – ai gjithashtu kishte kapacitet të luante edhe si portier”.

“Unë dua që ai të jetë i lumtur dhe shpresoj se do arrijë suksese me Barcelonën”, tha Mourinho.

Mourinho kaloi katër vite në Camp No0, ndërmjet viteve 1996-2000. Gjatë kësaj kohe ai kishte mundësi të punonte me Luis Enriquen.