Mourinho flet për Lo Celso, dëshiron qëndrimin e lojtarit

Jose Mourinho ka komentuar së fundmi situatën e Giovani Lo Celso.

Sport

17/01/2020 23:50

Mesfushori argjentinas është lotjar kartoni i të cilit i takon skuadrës së Real Betis, por po luan si i huazuar te Tottenham Hotspur.

Mourinho shpreson që Lo Celso do të vazhdojë qëndrimin e tij në Londrën veriore, për t’i ndihmuar Spursave.

“Imagjinoj se po, mendoj se është diçka që vjen nga vera” ka thënë Mourinho, transmeton lajmi.net.

“Ka disa huazime që vijnë si urgjencë, kurse ka disa të tjera që objektivi qëndron për të pasur kontrollin për të ardhmen e lojtarit, pa nevojën për negociata shtesë” ka shtuar portugezi.

“Mendoj se Giovani do të qëndrojë me ne” tha ‘Special One’.

Lo Celso ka gjetur mjaft mirë vetën në planet e Jose Mourinho, dhe po fillon të kthehet në një lojtar titullar te Spurs. /Lajmi.net/