Mourinho flet para ndeshjes me Swansean

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se Swanseas ka një skuadër të shkëlqyer duke shtuar se Diego Costa pritet të jetë i gatshëm për këtë takim.

Sport

12/09/2014 17:55

Mourinho ka thënë se Diego Costa ka gjasa të luaj në ndeshjen kundër Swanseas edhe pse një gjë e tillë ende nuk është në mënyrë zyrtare.

“Diego Costa ka pasur një javë kohë për të punuar me stafin mjekësor rreth rikuperimit. Ai ka gjasa që të luaj kundër Swanseas”.

“Përpos Diego Costas që është në dyshim, lojtarët tjerë janë të gatshëm për këtë takim”.

“Swansea ka një skuadër shumë të mirë. Ata janë përmirësuar shumë që nga futja në Premier Ligë. Ata luajnë një futboll shumë të mirë. Ata kanë blerë disa lojtarë të mirë gjatë verës”.

“Ata kanë sjellë disa lojtarë të kualitetit të lartë në skuadrën e tyre. Duhet të kemi kujdes. Ne  kërkojmë fitore edhe pse Swansea meriton respekt në këtëfillim të sezonit të Premier Ligës”.

“Loic Remy mund të debutojë me fanellën e Chelseas në ndeshjen e nesërme kundër Swanseas. Transferimi i tij, ishte si rezultat i largimit të Torresit në drejtim të Milanit”, përfundoi Mourinho.