Mourinho: Fiorentina? Ishte vetëm stërvitje
Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho e quan vetëm stërvitje ndeshjen ndaj Fiorentinas.

Sport
Skuadra e Chelseat u mposhtë 0-1 midis Stamford Bridge nga skuadra italiane, por kjo nuk e shqetëson strategun portugez.
”Sonte ishte një seancë stërvitore e mirë. Futbolli i vërtetë fillon të shtunën”
”Shpresojmë se nuk kemi lëndime. Moses nuk ka probleme, kurse Falcao tani për tani është mirë”
”Falenderoj Fiorentinan dhe i uroj të kenë sezon të suksesshëm. Nuk e di nëse Costa do të jetë gati për fillimin e sezonit të ri”, përfundoi
Mourinho.