“Mourinho është njeri i madh”

Përkundër rezultateve tejet të dobëta me Manchester United, janë disa njerëz që ende kanë lëvdata për Jose Mourinhon.

Sport

01/12/2018 21:23

Claudio Ranieri së fundmi ka lëshuar disa lëvdata për portugezin, duke zbuluar gjithashtu se Mourinho ishte i pari që e telefonoi italianin pasi ky i fundit u emërua trajner i Fulham.

Italiani thotë se Mourinho është një njeri i madh dhe me karakter të fortë.

“Jose Mourinho. Njeri i madh. Trajner i madh. Karakter i fortë” ka thënë Ranieri për “Gazzetta dello Sport”, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se Mourinho sot përsëri bëri një hap fals me skuadrën e tij, duke barazuar me Southampton 2:2. /Lajmi.net/