Mourinho është i martuar, por ‘kapet mat’ me një femër të bukur në pushime

Jose Mourinho po i shijon pushimet, pas shkarkimit në fund të vitit të kaluar nga Manchester United.

Sport

11/03/2019 09:23

Jose Mourinho aktualisht është duke bërë analiza rreth futbollit në beIN Sports, ku po paguhet për 100 mijë funte në javë.

Trajneri portugez tani ka kohë më të lirë, andaj ka vendosur të shkojë në pushime.

Mourinho është kapur mat me një bukuroshe të njohur, Prue Carter-Robinson, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave në Angli, portugezi kishte disa momente të afërta me bionden, por që ishin të kujdesshëm në ambiente të hapura.

Aktualisht, Mourinho është i martuar me Matilden, ndërsa ka edhe dy fëmijë, por që mund t’i shkaktojë vetes probleme të reja me këto pushime. /Lajmi.net/