Mourinho ‘egjeli’ i Arsenalit, statistikat fantastike të tij përballë Topçinjëve

Jose Mourinho ka pasur ulje-ngritjet e tij gjatë karrierës së tij të gjatë në Premierligë - por menaxheri e ka specialtet skuadrën e Arsenalit.

Sport

12/07/2020 22:03

Tottenham triumfoi përballë Arsenalit me përmbysje 2:1 në stadiumin e vet – takim i cili u vendos nga një gol i Toby Alderweireld nëntë minuta para fundit, transmeton lajmi.net.

Menaxheri portugez është përballuar 10 herë me Arsenalin (duke llogaritur kohën që drejtonte Chelsean dhe Manchester Unitedin) si vendas dhe nuk ka pësuar asnjë humbje.

Me ekipet që ka drejtuar, Mourinho ka arritur të fitojë gjashtë herë dhe ka barazuar katër herë në ndeshjet ku skuadrat e Special One ishin si vendas. /Lajmi.net/