Mourinho e ka një kërkesë për Messin

Jose Mourinho dëshiron që Lionel Messi të qëndrojë te Barcelona.

Sport

23/11/2016 17:53

Trajneri i Manchester United ka deklaruar që argjentinasi i takon klubit katalunas.

“Messi në secilin sezon është storie e njëjtë, në çdo sezon është duke u larguar dhe në fund ai kurrë nuk largohet, dhe sinqerisht shpresojë që ai kurrë të mos largohet sepse i takon Barcelonës”, deklaroi Mourinho, përcjellë “Lajmi.net”.

Gjatë ditëve paraprake, mediat angleze kanë shkruar që Mourinho e do Messin në “Old Trafford”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.