lajmi.net

Mourinho e do Varanen

Jose Mourinho është i fiksuar pas Raphael Varanes. Trajneri portugez është i vendosur ta transferojë qendërmbrojtësin francez në Chelsea.

Sport

24/07/2014 13:36

Jose Mourinho insiston ta sjell në Chelsea, Raphael Varanen. Siç shkruan ‘Indipendent’, Special One është duke u bërë presion drejtuesve të klubit që t’ia sjellin në Stamford Bridge qendërmbrojtësin francez, pas së cilit duket të jetë i fiksuar.

Trajneri portugez e konsideron futbollistin e Real Madridit si zëvendësues ideal të David Luizit, i cili iu bashkua Paris Saint-Germainit.

Los Blancos e vlerësojnë 30 milionë euro futbollistin francez, i cili kishte shkëlqyer në Santiago Bernabeu në kohën e Mourinhos, por jo edhe në atë të Carlo Ancelottit, ku ka përfunduar në bankinë.

Në ndërkohë, Reali duhet ta zbut paksa buxhetin, pas blerjes së James Rodriguez dhe Toni Kroos, prandaj shitja e Varanes është e mundshme këtë verë.

Mourinho e do Varanen

Jose Mourinho dëshiron ta transferojë Raphael Varanen në Chelsea. Mbrojtësi francez ka përfunduar në bankinë në Real Madrid dhe mund t’i bashkohet ish trajnerit të tij në Londër.

Sport

18/07/2014 19:26

Pasi e shiti David Luizin në Paris Saint-Germain, Chelsea është duke e kërkuar një qendërmbrojtës për sezonin e ardhshëm.

Trajneri Jose Mourinho duket se është i vendosur për mbrojtësin francez, Raphael Varane.

Futbollisti i lindur në vitin 1993 nuk po gjen hapësira tek Real Madridi i Carlo Ancelottit, prandaj mund të largohet nga Santiago Bernabeu, për t’iu bashkuar në Londër ish trajnerit të tij, shkruan tabloidi britanik “Daily Mail”.

“Special One” e pëlqen shumë futbollistin, të cilin e kishte sjell në Madrid në vitin 2011 nga Lens.

LM