Mourinho e do Drogban

Didier Drogba mund të rikthehet në Chelsea gjatë kësaj vere. Trajneri Jose Mourinho e ka konfirmuar mundësinë që sulmuesi nga Bregu i Fildishtë të zbarkojë sërish në Stamford Bridge.

Sport

25/07/2014 10:48

Jose Mourinho ka konfirmuar se Chelsea po e konsideron rikthimin e Didier Drogbas. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë i kaloi tetë vjet në Stamford Bridge, ndërsa u largua në vitin 2012, pasi i ndihmoi Blues ta fitonin Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut, por mund të rikthehet edhe një herë në Londër, pasi vendosi të largohet nga Galatasaray.

“Ne duam të fitojmë ndeshje dhe tituj dhe Didier është njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë. Ai është ende i adaptueshëm për kërkesat e Premierligës dhe po mendojmë për këtë, në një mënyrë jo-emocionale”, deklaroi ‘Special One’.

“Nëse e rikthejmë, nuk është sepse ai është Didier apo që ka shënuar më së shumti gola në histori të Chelseat, apo sepse, siç kam lexuar, më nevojitet një asistent. Nëse e kthej, është sepse është lojtar që ka kualitete që ta bëjë ekipin më të fortë”, përfundoi Mourinho.