Mourinho e dëshiron Arnautovicin

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që të nënshkruajnë me Marko Arnautovic, në afatin kalimtar të janarit.

Sport

25/11/2018 10:46

Sipas “Sunday Mirror”, arsyeja pse Mourinho e do reprezentuesin e Austrisë në skuadër, është që të rrisë konkurrencën për sulmuesin Lukaku.

Thuhet se United do të ofrojë rreth 55 milionë euro për të siguruar shërbimet e yllit të West Ham.

“The Special One” kishte punuar më herët me lojtarin tek Inter dhe asokohe kishte thënë se ai ka një mentalitet fëmijëror.

Arnautovic kaloi nga skuadra e Stoke City tek West Ham për shumën e 28 milionë eurove.

Ai shumë shpejt u bë pjesë kyçe e skuadrës duke realizuar 16 gola në 42 paraqitje në Premierligë. /Lajmi.net/