Mourinho: Dua të flej, deri në gjysmë të ditës

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho e pranoi se skuadra e tij e pati të vështirë në ndeshjen kundër West Hamit. Dhe, ai thotë se tani ka nevojë për gjumë

Sport

04/03/2015 23:51

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka pranuar se ekipi i tij e pati të vështirë në fitoren 1:0 në udhëtim ndaj West Hamit.

Dhe, përveç futbollistëve, edhe ai ndihet i lodhur.

“Dua të flej deri nesër në gjysmë të ditës. Sot lehtë kemi mundur t’i humbim dy pikë”, deklaroi Mourinho pas takimit.

“Futbollistët e mi ishin vëllezër në fushë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme nëse dëshironi të fitoni ligën më të vështirë në botë”, u shpreh ai.