Mourinho do të vijë në Shqipëri? (Foto)
Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka dhënë një lajm të gëzueshëm për tifozët shqiptarë të futbollit, pasi ka informuar mediat se një ditë mund ta vizitojë Shqipërinë.

Sport
Jose Mourinho ka marëdhënie të shkëlqyer me bashkëatdhetarin e tij, Marsio Sampaion, i cili ishte trajner i skuadrës shqiptare, Partizani nga Tirana.
Për më shumë, Mourinho i ka dhuruar një fanellë Sampaios, i cili më vonë ia dhuroi presidentit të Partizanit, Gaz Demit.
Trajneri i Chelseas i ka premtuar Mario Sampaios se një ditë do të vijë në Shqipëri, falë interesimit të madh nga tifozët shqiptar për ta parë trajnerin portugez nga afër.