Mourinho dëshiron të qëndrojë në Romë – injoron interesimin e PSG

Jose Mourinho nuk është i interesuar për të ndërruar ambient gjatë kësaj vere.

Sport

07/06/2022 16:42

Portugezi është shumë i lumtur për postin e trajnerit të Romës, kësisoj nuk po mendon të nënshkruajë me ndonjë skuadër tjetër.

Ditëve të fundit u raportua për një interesim të Paris Saint Germain për teknikun, gjithsesi këto, siç duket, do të mbesin vetëm thashetheme, pasi vetë portugezi nuk po mendon që të lëviz nga Italia, transmeton lajmi.net.

Roma po tenton të ndërtojë një skuadër të fuqishme këtë verë, gjithnjë sipas dëshirave të 55-vjeçarit që ka liri të plotë për shit-blerjen e lojtarëve. /Lajmi.net/