”Mourinho dëshiroi rikthimin te Reali”

Jose Mourinho "me të vërtetë dëshironte punën e Real Madridit, por ishte thënë të mos ndodhte", thotë Ramon Calderon, me trajnerin e ri të Tottenham që konsiderohet se është "ngopur nga pritja" e Los Blancos.

Sport

21/11/2019 12:05

Portugezi, i cili kishte mbetur pa punë që pas largimit nga Manchester United në dhjetor 2018, është rikthyer në menaxhim te Spurs.

Ai është emëruar si pasardhësi i Mauricio Pochettino dhe e gjen veten duke drejtuar ekipin e tretë në Premierligë, pasi më parë kishte kaluar kohë me Chelsea dhe ‘Djajtë e Kuq’, përcjell lajmi.net.

”Unë mendoj se ishte shumë afër (që Mourinho të kthehet në Real Madrid) sepse Florentino Perez i pëlqen shumë”.

”Ai e respekton shumë atë dhe unë nuk mendoj se ka ndonjë trajner tjetër që kishte të njëjtin nivel respekti që kishte Mourinho. Perez e mbështeti kur ishte këtu kur gjërat nuk po shkonin mirë”, zbuloi Calderon, ish-presidenti i kampionit të shumëfishtë spanjoll. /Lajmi.net/