Mourinho: Barça – Juve, ja favoriti
Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se skuadra që e ka Lionel Messin është çdo herë favorite për të fituar ndonjë finale.

Sport
Jose Mourinho ka thënë se Barcelona është favorite për finalen e nesërme, kjo pasi e ka në skuadër Lionel Messin.
“Favorit për finalen? Unë mendoj se skuadra që e ka Lionel Messi është çdo herë favorite për të fituar”, tha Mourinho.
Përndryshe, finalja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit do të zhvillohet nesër në Berlin me fillim nga ora 20:45.