Mourinho: Bale bëri një ndryshim të madh në Real, ky është një fakt
Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka vlerësuar Gareth Bale para ndeshjes së xhiros së dytë në Ligën e Evropës, me skuadrën nga Londra që luan në udhëtim te Royal Antwerp.

Sport
Portugezi njoftoi se Bale do të jetë titullar në këtë ndeshje.
Për Bale kjo do të jetë ndeshja e dytë nga minuta e parë këtë sezon, pasi ishte titullar edhe javën e kaluar në sfidën kundër LASK.
“Bale do të luajë dhe ne kemi të dhëna, jo vetëm ndjenjën, se ai po kthehet në formë. Ai punon shumë, ai është një shembull i shkëlqyeshëm për të gjithë. Një djalë i madh si ai shkoi në Burnley dhe pa gjithë ndeshjen nga soli. Ai nuk luajti asnjë minutë, sjellja e tij si lojtar i ekipit është mahnitëse. Sjellja e tij si një njeri i Tottenhamit është e jashtëzakonshme”, ka deklaruar Mourinho, përcjell lajmi.net.
Bale ishte në syrin e kritikëve gjatë qëndrimit të tij shtatë vjeçar te Real Madrid, por Mourinho e mbrojti atë.
“Një tjetër gjë është reputacioni dhe diçka tjetër janë faktet. Do të doja të kisha reputacionin e tij dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve. Unë kam vetëm dy. Faktet thonë se ai bëri një ndryshim në klub. Është një klub që kishte një dekadë pa tituj në Ligën e Kampionëve, shkoi tri herë në gjysmëfinale dhe kur erdhi Bale, ata fituan katër tituj në pesë sezone në atë garë. Këto janë fakte dhe reputacioni është i parëndësishëm për mua. Faktet janë të rëndësishme dhe ai e bëri një ndryshim të madh në klub”./Lajmi.net/