Moura: Mund të fitojmë trofe me Mourinhon

Lucas Moura beson se Jose Mourinho do të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën e Tottenham Hotspur.

Sport

15/12/2019 11:03

Mourinho ka marrë drejtimin e Spurs pasi këta të fundit kanë ndarë rrugët me Mauricio Pochettino. Portugezi ka nisur mirë aventurën duke regjistruar të gjitha fitore deri më tani.

Pas ecurisë së mirë, entuziazmi duket se është rritur edhe tek lojtarët. Lucas Moura së fundmi ka shprehur besimin se Spurs mund të fitojnë trofe nën urdhrat e Mourinho.

“Të gjithë janë të lumtur që punojnë me të. Sigurisht, ai është një emër i madh, një impakt i madh për secilin” ka thënë Moura, transmeton lajmi.net.

“Të gjithë e njohin karrierën e tij, sa i mirë është, sepse ka fituar trofe në secilën skuadër që ka punuar. Tani është mundësi e madhe për ne që të mësojmë nga një trajner i mirë. Besoj se tani mund të fitojmë një trofe” ka shtuar braziliani.

Tottenham Hotspur luan sot në udhëtim kundër Wolverhampton Wanderers. /Lajmi.net/