Motrat Kajtazi të zhdukura ditë më parë, gjenden në Vlorë

Afërsisht një muaj pas largimit të tyre, policia ka mundur të gjejë motrat Kajtazi në qytetin e Vlorës.

Lajme

14/08/2015 10:58

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Orialda Kajtazi, 18 vjeç dhe K. Kajtazi, 14 vjeç, janë gjetur në një banesë në qytetin e Vlorës, raporton Top Channell.

Ato u larguan nga shtëpia me dëshirën e tyre, dhe sipas policisë nuk janë shfrytëzuar nga askush.

Ndërkohë, nga hetimet e kryera rezulton se motrat Kajtazi para se të largoheshin i kanë vënë zjarrin banesës së tyre. Fatmirësisht, ka patur vetëm dëme materiale.

Tashmë dy motrat akuzohen për shkatërrim prone dhe vjedhje të kryer në bashkëpunim.