Motrat Istrefi japin kontributin e tyre për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri 

Nora dhe Era janë shprehur të gatshme për t'i ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

ShowBiz

09/12/2019 14:10

Dy këngëtaret e njohura shqiptare, motrat Istrefi, kanë shprehur gatishmëri për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Të dyja do të performojnë në një mbrëmje muzikore në Tiranë dhe të ardhurat e koncertit do të dhurohen për bamirësi.

Ishte Era ajo e cila e bëri të ditur këtë nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram. Ajo ka theksuar se ani pse është shumë e zënë duke punuar për projekte të reja dhe ka kohë që nuk është marrë me koncerte, këtë po e bën për bamirësi.

“Edhe pse nuk majë koncerte që sa per shkak qe jom tu u mare me projekte t’reja, mvjen mire qe kemi me u pa t’premten n’Tirane sidomos per arsyen qe tgjitha fitimet kan me u perdore per ndihma te njerezve qe kan nevoje ne Shqipri ?”, ka shkruar ajo në Instagram./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B52jLzzFPbm/