Motrat Hadid rrëmbejnë vëmendje me paraqitjen në Javën e Modës në Paris

Gigi dhe Bella Hadid shkëlqyen në paraqitjen e fundit.

ShowBiz

27/02/2020 18:00

Gigi dhe Bella Hadid së fundi kanë marrë pjesë në eventin e “Harper’s Bazaar” gjatë Javës së Modës në Paris, shkruan lajmi.net.

Si zakonisht, edhe kësaj radhe modelet u kanë bërë të gjithëve përshtypje me veshjen në tapetin e kuq.

Gigi ishte veshur në të bardhë, ndërsa Bella me fustan bardhë e zi dhe dukeshin mahnitëse krah njëra-tjetrës.

Gigi dhe Bella bënë të gjithë të kthejnë kokën nga ato teksa arritën në eventin e “Harper’s Bazaar”. /Lajmi.net/