Motrat Ambrosio në formë perfekte

Është e vështirë ta kesh motrën supermodele, por binjakja më e re e Alessandra Ambrosios, Aline, nuk e ka këtë problem, pasi duket në një formë pothuajse të njëjtë si ‘engjëlli’ i Victoria’s Secret. Të dyja motrat i shfaqën këmbët e tyre të holla dhe pa dhjam të enjten në Brentwood. Alessandra kishte veshur një…

ShowBiz

29/11/2013 19:00

Është e vështirë ta kesh motrën supermodele, por binjakja më e re e Alessandra Ambrosios, Aline, nuk e ka këtë problem, pasi duket në një formë pothuajse të njëjtë si ‘engjëlli’ i Victoria’s Secret. Të dyja motrat i shfaqën këmbët e tyre të holla dhe pa dhjam të enjten në Brentwood.

Alessandra kishte veshur një palë pantallona ngjyrë gri, me një bluzë të bardhë lartë, mjaft e thjeshtë, por tërheqëse. Përpos motrës, ajo ishte e shoqëruar nga e bija e saj, Anja. Nëna e dy fëmijëve i kishte lëshuar flokët ngjyrë kafe dhe të qenit pa ‘make-up’, nuk ia zbehte aspak bukurinë natyrale që ka.