Motra e Nderit çmendi jurinë e ‘The Voice of Italy’

Një murgeshë nga Italia ka befasuar të gjithëve në ‘The Voice of Italy’, me zërin e saj fascinant të përkrahur nga disa murgesha tjera që ishin prapa skene.

ShowBiz

21/03/2014 14:00

‘Motra’ Cristina, një 25 vjeçare nga Sicilia, ka lërë pa mend jurinë e ‘The Voice of Italy’, me zërin e saj duke bërë kështu që e tërë juria të kthejë karrigen përballë saj.

Murgesha italiane tashmë është bërë yll bote pasi ka befasuar jurinë duke kënduar këngën e Alicia Keys të titulluar ‘No One’.

Me të dëgjuar zërin juria u befasua shumë, mirëpo kulmi i befasisë ishte kur ata e kthyen karrigën dhe panë që këngëtarja në fjalë ishte një murgeshë.