Motori përplas të moshuarin në gjendje shoku por jashtë rreziku

Një motoçikletë ka përplasur një të moshuar mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në bulveradin “Zhand D’Ark” pranë katedrales katolike të “Shën Palit” në kryeqytet.

Lajme

09/11/2014 16:51

Mësohet se si rezultat i përplasjes, i moshuari ka pësuar lëndime por që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Shqiptarja.com sjell foto nga vendi i ngjarjes ku duket i moshuari në gjendje shoku, e denoncuar nga qytetarët në rubrikën “Raportoni Ju”.

Deri më tani nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit dhe nëse është ndaluar drejtuesi i automjetit. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (shqiptarja.com)