Moto GP, Rossi optimist për 2020: Jemi më mirë se vitin e kaluar

Ikona e Moto Grand Prix, Valentino Rossi, ka dhënë disa komente pas ditës së parë në testet e Katarit.

Sport

23/02/2020 10:03

Piloti i Yamaha është shprehur i kënaqur me testet e ditës së parë në Katar dhe është shprehur optimist për vitin 2020.

Rossi ka bërë të ditur se është i kënaqur me përmirësimet e motoçikletës së tij dhe beson se këtë vit janë më të shpejtë sesa vitin e kaluar.

“Ishte ditë pozitive, pasi kemi konfirmuar atë që kemi parë më herët. Në fund, përfundova në P7. Por, isha konstant dhe me shpejtësi të mirë” ka thënë Rossi për faqen zyrtare të‘Moto GP’, transmeton lajmi.net.

“Jemi të lumtur sepse duket se motoçikleta po përmirësohet nga viti i kaluar por edhe nga testet e kaluara. Jemi të aftë të përmirësohemi” ka shtuar italiani.

“Është vetëm dita e parë e testeve në Katar, por jemi më të shpejtë sesa vitin e kaluar, dhe kam një ndjesi të mirë për motoçikletën” ka thënë ndër të tjerash numri 46 i Yamaha.

Mbetet të shihet se si do të jetë sezoni për Valentino Rossi. /Lajmi.net/