Moto GP: Motoçikletat kthehen në pista për herë të parë që nga shkurti

Pistat e Moto GP kanë ndjerë gomat e motoçikletave sot për herë të parë që nga muaji shkurt.

Sport

28/05/2020 22:31

Garat me motoçikleta po bëjnë hapa drejt kthimit në normalitet dhe rifillimit të mundshëm të sezonit në vitin 2020.

Sot, skuadra e KTM ka zhvilluar stërvitjet private të ‘Red Bull Ring’, në pistën e Austrisë, transmeton lajmi.net.

KTM theu heshtjen e Moto GP të shkaktuar nga koronavirusi, duke kompletuar dy teste.

Ishin dy pilotët Pol Esparago dhe Dani Pedrosa që zbritën në pistë, pasi së bashku me ekuipazhin prej 20 personave testuan negativ në Covid-19.

Esparago është shprehur shumë i lumtur me rikthimin në pistë, duke thënë: Nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë kaq gjatë pa motoçikletë – sidomos një të kompeticionit – kështu që ishte pak e vështirë, por kapa shpejt ritmin”, ka thënë piloti.

Nuk ka akoma ndonjë datë zyrtare për fillimin e sezonit të Moto GP. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi për kampionatin 2020. /Lajmi.net/