Moto GP: Franco Morbidelli fiton Grand Prixin e Alcaniz

Morbidelli ishte më i shpejti në pistën spanjolle.

Sport

25/10/2020 13:59

Franco Morbidelli është treguar i pakonkurrent sot në Grand Prix të Alcaniz, shkruan lajmi.net.

Piloti italian ka arritur që të renditet i pari, edhe pse në këtë garë nisej nga pozita e dytë.

Takaaki Nakagami që nisej i pari pësoi një aksident qysh pas kthesës së parë, duke humbur kështu mundësinë për të bërë ëndrrën realitet.

Fat të mirë nuk pati as Alex Marquez i Honda, i cili gjithashtu la garën para kohe pas një aksidenti.

Pas Morbidelli, në pozitën dy dhe tre përfunduan Joan Mir dhe Alex Rins. /Lajmi.net/