Moto GP – anulohet Grand Prix i Japonisë

Kalendari i Moto GP po vazhdon të coptohet.

Sport

01/06/2020 09:47

Gjatë kësaj dite (e hënë) është njoftuar nga FIM, IRTA dhe Drona Sports që Grand Prix i Japonisë nuk do të zhvillohet, transmeton lajmi.net.

Gara e Motegi ishte planifikuar të zhvillohet mes 16 dhe 18 tetorit, por u anulua për shkak të pandemisë.

Shefi ekzekutiv i Dorna, Carmelo Ezpeleta, ka shprehur mërzinë e tij për një tjetër garë të anuluar në kalendarin e Moto GP.

“Ne po punojmë të nisim sezonin me maksimumin e mundësive për evenimente dhe me maksimumin e mundshëm për siguri”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Anulimi i Grand Prix të Japonisë iu bashkohet atyre të Katarit, Gjermanisë, Holandës, Finlandës, Britanisë së Madhe e Australisë.

Garat e Moto GP për vitin 2020 pritet të nisin në Jerez. /Lajmi.net/