Motivohen nga urrejtja

Phil Jones ka thënë se Manchester United shfrytëzon faktin se shumëkush i përjashton ata nga gara për titull pas ndryshimeve në stafin teknik dhe ardhjes së David Moyesit në vend të Sir Alex Fergusonit. United konfirmoi kërcënimin me fitore 1:0 ndaj Arsenalit të dielën që i afroi ata në pesë pikë nga kreu i Premierligës.…

Sport

12/11/2013 10:33

Phil Jones ka thënë se Manchester United shfrytëzon faktin se shumëkush i përjashton ata nga gara për titull pas ndryshimeve në stafin teknik dhe ardhjes së David Moyesit në vend të Sir Alex Fergusonit.

United konfirmoi kërcënimin me fitore 1:0 ndaj Arsenalit të dielën që i afroi ata në pesë pikë nga kreu i Premierligës. Dhe, Jones ka thënë se është i lumtur që United të jetë skuadra që të gjithë duan ta urrejnë.

“Njerëzit duan që ne të dështojmë sepse e kemi fituar ligën shumë herë”, deklaroi Jones.

“United e fitoi ligën shumë më parë se që unë isha këtu dhe të gjithë i urrejnë klubet më të mira, është e thjeshtë. Por, ne kënaqemi me këtë. Kjo na shërben si motivim, qdo javë. Nuk jemi shpallur kampion për asgjë. Ne i merituam të gjitha pikët që i morëm edicionin e kaluar. Jemi duke shkuar në rrugën e duhur dhe do të jetë një periudhë me ngarkesa”, u shpreh ai.