Moti sot mund të sjellë ndryshime

Gjatë ditës së sotme mund të ketë riga lokale shiu.

Lajme

24/05/2019 07:26

​Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëroi se mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me reshje lokale shiu.

Të premten mund të ketë riga lokale shiu, ndërsa të shtunën do të jetë mot kryesisht me diell.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me reshje lokale shiu. Reshjet mund të jenë në formë rrebeshi ditën e premte, ndërsa të shtunën nuk parashihen reshje. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në raportin e IHMK-së. /Lajmi.net/