Moti përgjatë dy ditëve të ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhme do të mbaj mot me diell dhe vranësira.

Lajme

05/07/2022 15:41

IHMK-ja njofton se në disa vende parashihen të ketë riga lokale shiu, shkruan lajmi.net.

Ndërsa temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.

“Parashikimi i Motit dy ditë 6 & 7 korrik 2022. Të mërkurën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu. Dita e enjte parashikohet të jetë më stabile , kryesisht me diell por vranësirat mund të jenë prezent për gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në komunikatën e IHMK-së. /Lajmi.net/