Moti për ditët e vikendit

Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Lajme

06/01/2017 14:39

 

Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta të borës.

Gjatë natës presioni atmosferik do  të rritet duke krijuar kushte për ndërprerjen e reshjeve, por që në viset malore reshjet do te vazhdojnë edhe gjatë natës dhe ne pjesën e pare të ditës së shtune.

Temperaturat minimale gjatë vikendit parashihen të zbresin deri -19 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të rriten deri -7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes me shpejtësi mbi 12m/s./Lajmi.net/