Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht stabil, me intervale të gjata kohore me diell, por edhe vranësira. Në disa vende kryesisht kodrinore-malore mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu, ndërsa temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 30 gradë Celsius. Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të…
Lajme
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht stabil, me intervale të gjata kohore me diell, por edhe vranësira. Në disa vende kryesisht kodrinore-malore mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu, ndërsa temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 30 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale, pak më të shumta në viset malore ku mund të ndodhë ndonjë rigë shiu. Temperaturat shënojnë rritje të menjëhershme dhe ato maksimale mbi 30 gradë Celsius.
Të dielën na pret mot me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme, në Kosovë afërsisht deri në 33 ose 34 gradë Celsius, kurse në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut edhe ndonjë shkallë më lartë. Vranësirat do të jenë të pakta lokale kurse reshje nuk priten.
Edhe dita e Hënë pritet të jetë shumë e nxehtë dhe kryesisht me diell, ndërsa të martën parashihet të kemi destabilizim të motit me zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan