Moti në Kosovë për ditët në vazhdim

Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ftohët dhe me të reshura, kurse të enjten në viset malore pritet të bie borë. Prishtina Weather njofton se pas depërtimit të masave të ftohta ajrore mbi rajon, ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ftohtë dhe kryesisht me vranësira, derisa temperaturat do të zbresin nën vlera mesatare për këtë periudhë kohore.

Lajme

21/10/2015 09:07

Gjatë ditës së sotme temperaturat zbritën nga 14 C në mesditë, në 7 C gjatë mbrëmjes.

Ditën e enjte sërish priten të reshura shiu, të cilat pritet të vazhdojnë deri të premten paradite. Në vise malore, në lartësi mbidetare mbi 1500m, priten mundësi edhe për të reshura bore. Temperaturat maksimale do të sillen nga 8C deri 10C, e ato minimale rreth 3-5C.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi mesatarisht të fuqishme 3-11m/s.

Për fundjavë pritet përmirësim i motit me intervale më të gjata me diell, por që gjatë orëve të mëngjesit vende-vende pritet të ketë edhe ngrica.

Temperaturat maksimale do të sillen nga 11C deri 12C, e ato minimale do të zbresin deri në 2C. Era do të vazhdojë të fryjë nga verilindja, me shpejetësi 1-6m/s.