Moti me shi dhe erë, nuk e ndalte vallëzimin e saj (Video)
Një grua që po lundronte me Norwegian Escape, nuk e ka ndalur vallëzimin, edhe pse binte shi dhe frynte erë.

Fun
Turistja që po lundronte nga Florida e Shteteve të Bashkuara, ka treguar lëvizjet mjaft të mira të vallëzimit, megjithëse ishte e vetmja në pistë, transmeton Telegrafi.
Ajo është filmuar në orët e mëngjesit, duke ndjekur ritmet e muzikës, që e interpretonte një bend.
Në videon e regjistruar nga një turist, gruaja me kapelë shihet duke hedhur hapa, duke dridhur trupin e madje edhe duke bërë zgjatje të këmbëve. /Telegrafi/
