Moti i vranët e me shi edhe në fundjavë

Edhe gjatë ditëve të fundjavës në Kosovë do të ketë mot me vranësira dhe me reshje shiu.

Lajme

30/06/2018 08:03

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti do të jetë  me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në të dy vlerat ekstremale, minimalet nga 12-14 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje graduale. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s./Lajmi.net/