Moti i keq detyron pezullimin e lundrimit për disa linja detare, pranë portit të Durrësit
Pas njoftimit për pezullimin e lundrimeve gjatë fundjavës në Vlorë për shkak të motit të keq, masat e sigurimit kanë prekur edhe portin e Durrësit. Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi për kushte të rënduara atmosferike që do të ndikojnë në lundrimet për disa linja detare. Të shtunën tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës do të nisen nga…

Lajme
Pas njoftimit për pezullimin e lundrimeve gjatë fundjavës në Vlorë për shkak të motit të keq, masat e sigurimit kanë prekur edhe portin e Durrësit. Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi për kushte të rënduara atmosferike që do të ndikojnë në lundrimet për disa linja detare.
Të shtunën tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës do të nisen nga të dyja drejtimet, por ditën e dielë, më 23 mars 2025, do të ketë një pezullim të lundrimeve për shkak të motit të përkeqësuar dhe dallgëve të detit.
Në njoftimin e bërë të shtunën, Drejtoria e Përgjithshme Detare theksoi se:
Tragete e linjës Durrës-Bari-Durrës do të nisen të shtunën nga të dyja drejtimet dhe do të pezullohen ditën e dielë. Anija e linjës Ankona-Durrës-Ankona do të operojë normalisht, po ashtu dhe linja Korfuz-Sarandë.
Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike, gjithë bregdetit shqiptar, duke filluar nga ora 08:00 datë 23.03.2025, do të përfshihet me erë të fortë në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 8-9bft me shpejtësi deri 25-40m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
-NDALOHET PAISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 06:00 DATË 23.03.2025.
-TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT TË MARRIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
-Anijet pasagjere të linjës Durrës-Bari-Durrës do të nisen ditën e sotme nga të dyja drejtimet dhe ditën e nesërme do të pezullohen.
-Anija e linjes Ankona -Durres -Ankona do të operoje normalisht.
-Tragetet e linjes Sarandë-Korfuz-Sarandë do të vazhdojne të operojne normalisht.
-Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 25.03.2025″.