Moti gjatë fundjavës, me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës "IHMK" njofton për motin që do të mbajë gjatë fundjavës.

Lajme

10/06/2016 16:26

Sipas IHMK-së gjatë fundjavës, parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.

“Shtypja atmosferike do të shënoj zbritje gjatë ditës së diele ku dhe parashihet që në pjesen e dytë të ketë zhvillim vranësirash dhe kushte për reshje shiu”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje IHMK shpjegon se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e dites parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtësi 1-8m/s./lajmi.net