Moti gjatë ditëve në vazhdim

Instituti hidrometerologjik ka bërë parashikimin e motin deri të premtën për rajonet e Kosovës. Acari që ka përfshirë vendin tonë, sipas institutit, do të kalojë që sonte.

Lajme

25/01/2016 05:46

Sipas IHMK-së, moti i vranët dhe me intervale me diell do të na shoqëroj për pesë ditë të ardhshme.

Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me reshje të dobëta bore, por që ky acar i cili përfshiu vendin gjatë javës do të kaloj që sonte.

Temperaturat minimale gjatë javës do të luhaten nga -8 deri -4 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 3 gradë ditën e hënë dhe të martën, kurse nga e merkura deri të premtën maksimalet do të lëvizin nga 6 deri në 8 gradë celsius, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ndërkaq, shtypja atmosferike do të mbetet në vlerat e mbinormales, nëpër disa vende ka kushte për formimin e mjegullës.

Do të fryjë erë nga verilindja të hënën për të vazhduar nga jugperendimi ditëve tjera, shpejtesia e së cilës do të arrijë nga 1-4m/s./gazetaexpress.