Mot pjesërisht i vranët

Sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Lajme

12/09/2019 07:36

Vranësirat në disa pjesë, kryesisht në qendër dhe veriperëndim të vendit kanë mundësi të shoqërohen me reshje afatshkurta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s. /Lajmi.net/