Mot me vranësira dhe reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbaj mot me vranësira dhe reshje shiu.

Lajme

21/11/2018 07:35

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu në orët e paradites.

IHMK bën të ditur se, do të vazhdojë situata meteorologjike të mbetet labile, shkruan lajmi.net.

Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, të ardhur nga pjesa veriperëndimore e kontinentit.

Si rezultat i këtyre parametrave labil, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në orët e para të ditës parashihet të vazhdojnë reshjet e shiut.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 9m/s. /Lajmi.net.