Mot i vranët, reshje shiu dhe bore

Parashikimi i motit për sot.

Lajme

10/12/2019 07:56

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore, derisa në viset malore do të ketë vetëm reshje bore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 3-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-10 m/s.

Ndërkaq, të mërkurën dhe të enjten nuk parashihet të ketë reshje frontale, përpos ndonjë rige të izoluar.

Kushtet bio-meteorologjike nuk do të jenë të favorshme për shtresën e popullatës që kanë probleme me frymëmarrje dhe sëmundje tjera kronike. Ndërsa sa i përket cilësisë së ajrit, do të ketë periudha me ndotje dhe me vlera të shëndetshme, varësisht prej fazave të aktiviteteve të elementeve dhe dukurive meteorologjike.