Mot i ligë në Shqipëri, reshjet shkaktojnë probleme në disa qytete

11:08 | 6 Dhjetor 2021

Në Shqipëri po mbizotëron mot me vranësira, të cilat kanë sjellë reshje në gjithë territorin të shoqëruara dhe me erë të fortë, në veçanti gjatë mbrëmjes. Reshjet intensive kanë përfshirë Shkodrën dhe Vlorën, ndërsa probleme kanë shkaktuar në Durrës dhe Elbasan.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 06°C në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 14°C, raporton Tch.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 5 ballë.

Nga reshjet e mëdha të shiut probleme u shkaktuan në Durrës. Disa kryqëzime rrugësh në lagjet 1, 18 dhe në Plazh e Shkozet janë zgjuar të përmbytura nga ujërat, duke shkaktuar vështirësi dhe vonesa në qarkullim për këmbësorët dhe automjetet. Po ashtu probleme janë shënuar edhe në lagjet periferike të qytetit.

Përkeqësimi i kushteve meteorologjike me gjirin e Vlorës ka bërë që të pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit në portin e Vlorës për gjashtë ditët e ardhshme.

Nga reshjet intensive qytetarët e Shkodrës janë mbyllur në shtëpi.

Përderisa reshjet e shiut që kanë rënë gjatë gjithë natës e vijojnë pa ndërprerje edhe të hënën kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të Elbasanit.

Reshjet e shiut me intensitet të lartë në të gjithë qarkun kanë shënuar rënie gurësh dhe inertesh në disa prej akseve rrugore.