Mot i “frikshëm” në Itali, humb jetën një person, zhduken babë e bir (Foto/Video)

Moti i keq ka përfshirë orët e fundit disa rajone të Italisë, duke sjellë përmbytje dhe rrëshqitje masive dherash.

Bota

14/09/2015 21:12

Për pasojë, mësohet se një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë, babë e bir, rezultojnë të zhdukur.

Moti 1Erërat e forta dhe shirat e shumtë kanë sjellë pasoja materiale, si dhe në njerëz. Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, sipas të cilave, në provincën e Piacencës rezultojnë të zhdukur tre persona.

Ndërsa, grupet e Mbrojtjes Civile e vullnetare po punojnë në gjithë Italianë për përballimin e situatës së vështirë.

YouTube player