Moszgjedhja e Kryeparlamentarit, mund të sjellë zgjedhje të reja

Kushtetuta nuk lë hapësirë që Kryetari i Kuvendit të propozohet dy ose tri herë. Edhe rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetuta flasin për një kandidaturë për Kryetar të Kuvendit, i cili, nëse dështon të zgjidhet, bën që parlamenti i ri të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. 

Lajme

28/06/2014 09:25

Pas certifikimit të rezultatit brenda afatit prej një muaji, presidentja pritet që ta thërrasë seancën e parë konstituive. Mirëpo, ajo mund të jetë edhe seanca e fundit e kësaj përbërjeje.

Burime të gazetës Tribuna kanë bërë të ditur se në rast se asnjëri nga blloqet politike nuk tërhiqet nga pozicionet aktuale, vendi mund t’i drejtohet zgjedhjeve të reja të cilat do të mbaheshin në vjeshtë.

Të njëjtat burime kanë shpjeguar se derisa Gjykata Kushtetuese pritet t’i japë përgjigje çështjes së mandatarit të qeverisë, zgjedhjet do të mund të provokohen në ditën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Të dy taborët ende nuk e kanë të qartë se cila nga to mund ta propozojë kryeparlamentarin dhe në këtë pikë pashmangshëm deputetët e rinj do të duhej t’i drejtoheshin për interpretim Kushtetueses ose të provonin të bënin zgjedhjen e kryetarit të ri, pa e ditur nëse do ta shkelnin aktin më të lartë juridik.

Kushtetuta nuk lë hapësirë që kryetari i Kuvendit të propozohet dy ose tri herë. Edhe rregullorja e Kuvendit edhe Kushtetuta flasin për një kandidaturë për kryetar të Kuvendit, i cili, nëse dështon të zgjidhet, bën që parlamenti i ri të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Pas certifikimit të rezultatit, brenda afatit prej një muaji, presidentja pritet ta thërrasë seancën e parë konstitutive. Mirëpo ajo mund të jetë edhe seanca e fundit e kësaj përbërjeje. (Gazeta Tribuna)